Lajme

MASHTI ua shkëputi kontratën kolektive, SBASHK: I njëanshëm dhe i paligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 22 November 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndërprerë kontratën kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Në letrën e MASHTI-t dërguar SBASHK-ut thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

Lidhur me këtë çështje, Vjollca Shalën nënkryetare e SBASHK-ut, tha se nëse ky veprim i MASHTI-it është i njëanshëm atëherë është i paligjshëm.

-Advertisement-

“Nuk kemi qenë të informuar për shkëputjen e kontratës kolektive. Nëse është shkëputur njëanshëm kontrata kolektive vetëm nga ana e MASHTI-t, atëherë ajo është e paligjshme ngase në kontratën kolektive shpjegohet procedura për shkëputje të kontratës. Kjo nuk i kontribuon aspak dialogut social në mes të SBASHK-ut dhe MASHTI-t”, tha ajo, për Gazeta Express.

Shala njoftoi se për këtë çështje SBASHK-u do të mblidhet nesër dhe do të shohin “ecurinë e mëtutjeshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera