Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Nagavci për posedim të sprejit në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 22 November 2022
Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin ku ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Nagavci po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykata ka konsideruar se kërkesa e të pandehurës Nagavci për hudhje të aktakuzës nuk është e mbështetur në asnjë provë dhe nuk mund të merret vendim për hudhje të aktakuzës.
“Pretendimi i të pandehurës që në këtë fazë të hedhet aktakuza, del të jetë i pabazuar ngase gjykata vlerëson se duhet të vazhdohet me procedurën”, thuhet në vendim.
Po ashtu, sipas këtij vendimi Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Prokuroria nëse ekzistojnë prova të tjera që do të mund të administroheshin në këtë çështje, të parashtrohen, në mënyrë që të sqarohen rrethanat lidhur me kryerjen e veprës penale të parashtruar me aktakuzën e Prokurorisë.
Tutje, në vendim thuhet se nga kundërshtimi i të pandehurës, gjykata vlerëson se nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme se përse provat në të cilat mbështetet aktakuza janë thelbësisht të pambështetshme dhe se ato i përkasin kategorisë nga paragrafi 1.3, i nenit 249 të Kodit të Procedurës Penale.
Lidhur me këtë vendim, “Betimi për Drejtësi” ka provuar të kontaktojë edhe ministren Nagavci, mirëpo e njëjta deri tani nuk është përgjigjur.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 10 qershor 2022, Nagavci ishte deklaruar e pafajshme lidhur me veprën penale që i vihet barrë.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ngritur më 30 korrik 2019, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nagavci po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuza thotë se më 21 mars 2018, e pandehura Nagavci në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur në posedim sprejin me ngjyrë të gjelbër, me pjesë spërkatëse të zezë me mbishkrimin “NATO American Style”.
Tutje, në aktakuzë thuhet se deri sa gjatë mbajtës se seancave në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku ka pasur hudhje të gazit lotsjellës nga disa deputetë, policia për të parandaluar hudhjen e serishme të gazit ka kontrolluar në mënyrë fizike nëpër trup gjithë deputetët.
E gjatë kontrollit trupor të të pandehurës Nagavci, akti akuzues thotë se asaj i është gjetur dhe sekuestruar spreji i lartcekur.
Me këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...