Lajme

“Degradim total, nga dialog për njohje reciproke në urgjencë për targa”

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 22 November 2022

Degradim total të procesit, e ka quajtur Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, situatën e fundit e krijuar në Dialogun Kosovë-Serbi, në dritën e mosgjetjes së një zgjidhje për çështjen e targave të paligjshme serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Çitaku e sheh përmbysje të situatës gjendjen aktuale teksa konstaton se “nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjencë për targa”.

“Sukses se jo mahi”, u shpreh ironikisht ajo përmes një shkrimi të shkurtë në llogarinë e saj në Facebook.

-Advertisement-

Çitaku, e cila ishte edhe ish-ambasadore në Uashington, edhe të hënën pas dështimit të bisedimeve trilaterale në Bruksel, ku pesha e fajit rëndoi mbi Kosovën, siç e artikuloi Josep Borell, u shpreh kritikuese ndaj Kryeministrit të Kosovës.

“Sovraniteti është i rëndësishëm, por njëashtu edhe aleatët”, shkroi Çitaku në llogarinë e saj në Twitter.

Josep Borell pas përfundimit të takimit trepalësh tha se ishte kryeministri kosovar, Albin Kurti, ai i cili refuzoi propozimin e BE-së që të mës lëshojë gjoba për vozitësit me targa KM, dhe që as Serbia të mos lëshonte më targa të reja KM, gjë për, siç tha ai, pala serbe e pranoi.

Me kërkesë të ShBA’së kryeministri Kurti ka pranuar të shtyjë për 48 orë masën e shqiptimit të gjobave për të hapur rrugë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera