E vrau tezakun, dënohet me 20 vite burg gjakovari
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 21 November 2022
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës
(KPRK).
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet e gjashtë (6) muaj.
Sipas aktakuzës i pandehuri D.P., akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe vëlluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë ne oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij” Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Të tjera
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...