Lajme

Zelensky: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në territoret ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 21 November 2022

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ushtria ruse ka hedhur rreth 4.700 raketa në objektivat ukrainase, që nga fillimi i luftës në shkurt.

“Qindra qytetet tona janë djegur praktikisht, mijëra njerëz janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi”, tha ai në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frengjishtfolëse (OIF).

Sidomos muajin e fundit, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës energjitike, duke rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës.

-Advertisement-

Ukrainesit po përballen me mungesa të vazhdueshme të energjisë, ndërsa aspak favorizuese kanë qenë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.

Për sa i përket Khersonit, trupat ruse janë tërhequr nga territoret, por kanë lënë pas ndërtesat të shkatërruara nga bombardimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera