Lajme

Tokayev rizgjedhet president i Kazakistanit

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 21 November 2022

Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore.

69-vjeçari, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.

Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokayevit ishin pak të njohur për publikun. Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve.

-Advertisement-

Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dieles kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve, prej 12 milionë votuesve me të drejtë vote.

“Njerëzit kanë shprehur qartë besimin e tyre tek unë dhe ne duhet ta arsyetojmë atë”, tha Tokayev pas shpalljes së rezultateve.

Kazakistani u zhyt në kaos gjatë protestave në janar të këtij viti, prej të cilave mbetën të vdekur 238 persona.

Tokayev, i cili drejtonte vendin edhe në atë kohë, shtypi me dhunë këto protesta.

Ai e kishte përshkruar dhunën vdekjeprurëse të janarit si tentim për puç.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, ishin shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera