Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 nëntori do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerive të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 18 November 2022

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga data 18 nëntor deri më 29 nëntor do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës nga të gjitha kazermat.

Kjo lëvizjë do të bëhet në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës”, kanë deklaruar nga Ministria.

-Advertisement-

Kjo sipas tyre do të ndodhë për shkak të planit vjetor stërvitor.

“Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit”, sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit”, thuhet në njoftimin e MM-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera