Gjenden trupat e mbi 60 civilëve në Kherson, kanë shenja torture
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 17 November 2022
Ukraina ka thënë se ka gjetur trupat e 63 civilëve në Kherson të cilat kanë shenja torture, raporton BBC.
Rusia vazhdimisht ka mohuar se ka kryer mizori në pushtimin e Ukrainës. Por, në Kherson, BBC ka folur me dy persona, që kanë thënë se janë mbajtur për më tepër se një muaj, në ato që i kanë quajtur “dhoma të torturave”.
Në një stacion policor në Khersonin e çliruar së fundi, çdo qeli tregon storien e vetë.
Në disa ka rroba të shpërndara kudo, në një tjetër gjendet një shtrat i djegur, në një tjetër ka kupa të qenve dhe mbeturina të shpërndara gjithandej. Te një qeli flamuri i Rusisë shtrihej në qendër të dyshemesë.
Në qelin numër gjashtë është historia e Anzhelës.
Atje ka shpenzuar 31 ditë me katër gra tjera pasi ishte kapur nga ushtarët rusë në qershor.
Para pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Anzhela 49-vjeçare, ishte prezantuese televizive në kanalin “Telethon”. Në fillim të marsit, autoblinda ruse ishin futur në qytetetin e saj Kherson.
Kishin shpërthyer demonstratat nëpër rrugë. Më pas në qershor, persona të armatosur u futën në shtëpinë e Anzhelas, e ndan atë nga i dashuri, i vendosën një qese në kokë dhe e futën në autobus.
Anzhela ishte dërguar në qelin numër gjashtë.
“Në katin e tretë, rriheshin burrat. Kur një person torturohet me elektricitet, e dëgjon. Burrat dëgjohen duket bërtitur nga dhembjet”, ka treguar Anzhela.
Pasi rusët morën Khersonin, hetuesit thonë se rrethuan personat me lidhje me ushtrinë e Ukrainës apo personat që protestuan kundër okupimit.
Thuhet se u zbuluan 11 burgje ilegale dhe katër dhoma të torturës në Kherson, pasi u çlirua. Më tepër se 700 persona raportohet se mungojnë.
Ka frikë se ata kanë vdekur apo ilegalisht janë dërguar në territoret e okupuara nga Rusia apo në Rusi.
Ukraina ka njoftuar për gjetjen e dhjetëra trupave me shenja të torturës.
Ministri i Brendshëm, Denys Monastyrsky ka thënë se hetimet për krimet vetëm sa kanë nisur dhe se pritet të zbulohen më tepër varreza masive.
Anzhela përshkruan torturën psikologjike që ka përjetuar për më tepër se një muaj.
Ajo thotë se shpesh shihet trupa të mbështjella në qese plastike, pasi “shkohej tepër larg me tortura”.
Ajo ka treguar se nuk ka mundur të flejë pasi dritat ishin vazhdimisht ndezur dhe se dëgjoheshin zhurma.
Ajo me t’u liruar zbuloi se më nuk mund të flejë në errësirë.
Ajo që Anzhela nuk e dinte është se i dashuri i saj po ashtu mbahej në stacion policor.
Oleksandr Maksimenko 69-vjeçar, ndau një dhomë me 15 burra tjerë, për të cilët thotë se rriheshin vazhdimisht dhe torturoheshin.
“Ishte e tmerrshme. Një burrë u kthye me gjuhë të zezë pasi u mor në pyetje. Ishte ënjtur dhe nuk mund të merrte frymë”, tregon ai.
Oleksandr tregon se shpesh temperaturat në qeli shkonin në 40 gradë Celsius dhe se u detyruan të mësonin himnin e Rusisë.
“Një burrë ishte gati krejt i kaltër nga koka deri te këmbët. Iu deshën tetë ditë për t’u ngritur në këmbë”, thotë Oleksandr.
Ai tregon se të burgosurit shpesh detyroheshin të pranonin se janë bashkëpunëtorë të Ukrainës, që të liroheshin.
Në rastin e Oleksandrit, ai vet u paraqit në televizionin rus.
Rusia po vazhdon të mohojë se ka kryer krime lufte, ndonëse ka dëshmi të shumta.
Në Khersonin e çliruar, dëmet nuk janë aq shumë strukturore, sa janë psikologjike, ku secili ka një përjetim të rëndë.
Duket si një qytet që Rusia e donte si të veten. Synimi ishte të shënjestronte njerëz si Oleksandr e Anzhela që ta ndihmonin ta arrinte qëllimin.
Të tjera
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...
-
“O hajdut”, Erion Veliaj del nga SPAK-u pas pesë orësh intervistim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokur...
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...