Kurti: Viti 2022 më i suksesshmi në historinë e shtetit tonë për të hyrat dhe rritjen ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 17 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e quan vitin 2022 si vitin më të suksesshëm në historinë e Kosovës, sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike, ndërsa kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin me votën e tyre, Projekt Ligjin për buxhetin e vitit 2023.
Kurti theksoi se sipas FMN-së, Kosova është prej vendeve të para, në mesin e ekonomive në zhvillim në Evropë që ka arritur një sukses të tillë e që është referencë e FMN-së për shtetet tjera sa i përket konsolidimit të financave publike.
“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Kosova është prej vendeve të para, në mesin e ekonomive në zhvillim në Evropë që ka arritur një sukses të tillë e që është referencë e FMN-së për shtetet tjera sa i përket konsolidimit të financave publike. Kjo na vë në pozite më të favorshme për sfidat që mund të na presin vitin tjetër”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës
Kreu i ekzekutivit njoftoi se buxheti për vitin 2023 do të ketë mbi 3 miliardë euro, ndërsa të hyrat tha ai se do të arrijnë vlerën e 2 miliardë e 884 milionë euro.
“Buxheti për vitin 2023 do jetë 3 miliardë e 212 milionë euro kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën 2 miliardë e 884 milionë euro. Kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 493 milionë euro në kategorinë mallrra dhe shërbime, 1 miliard 98 milionë në subvencione dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”
Kryeministri i vendit përmendi edhe disa nga pozitat e shtuara të vendeve të punës, si ato në inspektoriat dhe staf për çerdhet, ndërsa shtoi se janë ndarë 296 milionë euro për shëndetësi, e siç thotë ai më së shumti ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë.
“Kemi shtuar 240 pozita te reja për inspektoriat. Kemi shtuar 243 pozita për staf për çerdhet që parashihen të funksionalizohen. Kemi ndarë 296 milionë euro për shëndetësi, më së shumti ndonjëherë që nga shpallja e pavaresisë”
“Mbështetjen për bujqit dhe fermerët për vitin 2023, buxheti 87 milionë euro për herë të parë, dhe me fondet e jashtme presim ta kalojmë vlerën 100 milionë euro”
“Kemi shtuar 300 pozita të reja për policinë, 123 milione euro parashihet buxheti i përgjithshem për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin e ardhshëm”
Kryeministri i vendit bëri të ditur se në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit buxheti do të jetë mbi 57 milionë euro.
“Me mbështetjen e BE do t’i kemi edhe 75 milionë euro që ta kalojmë krizën energjetike. Jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë ekonomike dhe energjetike e cila u shkaktua nga lufta Rusi-Ukrainë”.
Të tjera
-
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet nëse KQZ-ja do të vazhdojë ta shkel ligjin
Lista Serbe ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka a...
-
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim mjekësor në QKUK
Të pakën 22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jas...
-
Haradinaj rrëfen momente të vështira nga Haga: Thaçin nuk e kam pa kurrë ashtu, ju tha gjithçka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira...
-
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë pers...
-
Kelmendi e quan Muratin ‘ministër lazadran’: Poshtërsia s’paska kufinj, ky popull s’e duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të ministrit Hekuran Murat...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...