Lifestyle

Vajza çon babain në një klub striptizmi për 100 vjetorin

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 15 November 2022

Vajza e një të moshuari, Gioaçhino “Jack” Poma vendosi ta çonte babain e saj në një klub striptizmi për të festuar 100 vjetorin e tij.

Ditëlindja e çdo njeriu është një ditë e veçantë… Sidomos kur është e 100-ta .

Kështu Dina vendosi t’i bënte babait të saj dhuratën më të mirë, duke qenë se ai i “adhuron” gratë.

-Advertisement-

Kështu, ajo rezervoi një tavolinë për të në një nga klubet më të famshme të striptizmit në Teksas, ” Lodge “.

Gioaçhino ” Jack ” Poma i është dashur të vizitojë një ambjent të tillë që në moshë të vogël dhe siç mund ta shihni dhe në foto e ka shijuar me shpirt. Si ai, ashtu edhe kërcimtarët që dukej se po kënaqeshin me gëzimin e tij.
Në fakt,vajza e tij ishte pranë tij në çdo hap që ai hidhte, për të mos u “emocionuar” më shumë se çduhet me atë që shihte.

Vlen të theksohet se bashkëshortja e Xhekut ka vdekur 12 vite më parë , ndërsa gruaja me të cilën ai kishte një lidhje më vonë, gjithashtu vdiq vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera