Meta për projektin e Portit të Durrësit: Skemë tipike pastrimi parash
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 15 November 2022
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se afera e Portit të Durrësit është një skemë tipike pastrimi parash
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se vetëm me 6.8 për qind të financim nga aksionarët dhe bankat, pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliardë euro.
Sipas tij, rreth 600 milion euro nuk hyjnë në shtet dhe një ndërhyrje e tillë, cenon rëndë të ardhurat në buxhet.
“Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik. Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro. Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash. Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20 për qind e 2 miliard, rreth 400 milion euro”, shkruan Meta.
“Pa përmendur 8 për qind të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3 për qind për të pastrehët 60 milion euro. Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet. Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit. Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike. Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!”, shkroi Meta në Facebook.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...