Osmani nga Parisi: Paqja është e mundshme veç kur s’shpërblehen agresorët dhe ka drejtësi për viktimat
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/11/314440329_672780220873187_7489504606590798959_n-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:54 | 11 November 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Forumit të Paqes në Paris foli për mundësitë e bashkëpunimit në kohët të cilat ajo i quajti si sfiduese për kontinentin.
Osmani tha se Kosova është shembulli më i mirë i një vendi që ka përjetuar terrorin e luftës, ka qenë viktimë e gjenocidit por edhe sipas saj, ka punuar intensivisht për t’u shndërruar në një partner të besueshëm për aleatët.
“Duke reflektuar mbi zhvillimet aktuale në Evropë, por edhe mbi sfidat, të cilat i ka përjetuar vendi ynë, potencova se për bashkëpunim të suksesshëm dhe multilateralizëm efektiv, duhet të rikujtojmë gjithnjë se akomodimi i autokratëve nuk sjell asnjëherë më shumë paqe. Përkundrazi, kjo krijon më shumë hapësirë për shkatërrim e luftë si dhe inkurajon më shumë autokracinë dhe hegjemonitë”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tha se paqja është e mundshme dhe afatgjate vetëm kur nuk shpërblehen agresorët dhe se sipas saj, asnjëherë s’duhet rënë në kurthin e dyanshmërisë.
“Nuk mund të përdorim argumentin e dyanshmërisë kur është e qartë se kush është viktima e kush agresori. Paqja është e mundshme vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat dhe ballafaqim me të kaluarën. Në të kundërt, rrezikojmë që e kaluara të përsëritet”, shkroi Osmani, përcjell Klankosova.tv.
Më tej, e para e shtetit tha se paqja e bashkëpunimi do të jenë të mundshme dhe të qëndrueshme vetëm kur partneritetet ndërtohen mbi bazën e vlerave të njëjta dhe duke respektuar vlerat demokratike.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
Konfirmohet arratisja e të burgosurit nga Burgu i Dubravës, Sallahu dhe Dibrani nesër në konferencë për media
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë pë...
-
Ujkan Metaj që u arratis sot nga Dubrava ishte dënuar me shtatë vjet burg në rastin e vrẚsjes së policit Izet Demaj
Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim është arratisur sot nga Burgu i Dubrav...
-
Detaje nga arratistja e të burgosurit nga Dubrava
Një tjetër arratisje nga burgu është regjistruar sonte në burgjet kosovare. B...
-
Arratiset edhe një i burgosur nga Burgu i Dubravës
Edhe një i burgosur është arratisur nga Burgu i Dubravës. Gazeta Express k...
-
Mësohet identiteti i viktimave nga shembja e skelave
Një numër i madh shërbimesh emergjente nxituan në një kantier ndërtimi në qen...
-
Mediat lokale publikojnë pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plẚgosur një person në Pejë
Mediat lokale publikojnë pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur një p...
-
E tmerrshme: Nëna s’dinte maqedonisht, infermierja hakmerret me dhụnë ndaj foshnjes së saj 3 muajshe
Një foshnjë tre-mujore, e cila po qëndronte me nënën për trajtim të gjatë në ...
-
Plẚgosja në Pejë, viktima në gjendje të rëndë, flasin nga Policia dhe Prokuroria
Një plagosje ka ndodhur sonte në Pejë, si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...
-
Thḙrje me thiḳë në Pejë
Një incident ka ndodhur pasditën e sotme në Pejë. Si pasojë e një mosmarrë...
-
Togeri i FSK-së, merr çmimin Honor Graduate në SHBA
Togeri i FSK-së, Leotrim Mziu ka marrë çmimin Honor Graduate në SHBA. Kjo pas...
-
Osmani takohet me Kallasin, shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Estonisë ...
-
Rezultatet e regjistrimit të popullsisë, kur do të dalin të dhënat për besimin fetar – flet zyrtari i ASK
Drejtori i Departamentit të Statistikave Ekonomike në ASK, Ilir Berisha ka fo...