Ambasadori francez në Kosovë: Franca është pro liberalizimit të vizave për kosovarët, me disa masa që duhet realizuar
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 November 2022
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se shteti i tij është në favor të heqjes së vizave për Kosovën, me disa masa që duhet të realizohen.
Sipas tij, këtë ia ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani vet presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Duke mos përmendur data ai tha se presin një vendim pozitiv për këtë çështje.
Kur foli për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, ai nuk dha shumë detaje vetëm se tha se Deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani.
Këto komente ai i bëri pas ceremonisë ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore. “Në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”.
“Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e kryeminsitrit Kurti ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman. Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”.
“Unë nuk mund t’iu japë më shumë shpjegime. Franca dhe Gjermania kanë propozuar një plan dhe nuk do të doja të komentoja lidhur me qëndrimin dhe deklaratë e palëve të ndryshme me atë plan. Deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani”, tha ai.
Të tjera
-
100-shi i PDK-së Mergim Lushtaku, merr përkrahje të madhe nga qytetarët: Jam mirënjohës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Lendita Bekteshi në Greme të Ferizajt: LDK po rikthehet fuqishëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Le...
-
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku u përfs...
-
Musliu: Gratë e Kosovës mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbë...
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...