Pesë të vrarë nga sulmi rus në një ndërtesë banimi në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 11 November 2022
Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë pas një sulmi rus në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mikolajiv, pranë vijës së frontit.
Sulmi ndodhi pasi Rusia tha se po i tërhiqte trupat nga qyteti i afërt i Hersonit.
Guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, tha rrjete sociale se numri ishte rritur në pesë pas sulmit të fundit fatal në qytetin që është goditur prej muajsh nga forcat ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ishte një “përgjigje cinike ndaj sukseseve tona në front”.
“Sulm në një godinë banimi pesëkatëshe. E shkatërruar nga kati i pestë deri në katin e parë”, tha ai në rrjetet sociale.
Imazhet që qarkulluan në rrjete sociale treguan një vrimë të hapur në një ndërtesë banimi të stilit sovjetik me punonjës të urgjencës me helmeta të verdha në vend që pastronin rrënojat.
Zyrtarët ukrainas janë shfaqur të matur pasi Moska sinjalizoi të mërkurën se do t’i tërheqë forcat nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Herson, në atë që do të ishte një pengesë e madhe ruse në një rajon që Vladimir Putini pretendonte se e kishte aneksuar./REL
Të tjera
-
Tahiri: E rrezikshme se si qeveria vazhdimisht ka udhëhequr vendin me ushtrues detyre
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur sot konferencë ...
-
Aksident mes një veture dhe një kamioni në Leposaviq, një i lënduar
Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serb...
-
Gafa epike e presidentit të Haitit në OKB, piu ujë në kanë, pamjet bëhen virale/PAMJE
Presidenti i Haitit po bën xhiron e rrjetit për shkak të një gafe që bëri në ...
-
Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka të drejtë të jetë n...
-
Prizren: Babai lajmëron djalin në polici, thotë se vazhdimisht po ushtron dhụnë
Një burrë në Prizren ka raportuar djalin e tij në polici për dhunë në familje...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Turizmit
Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit. 27 shtatori është pë...
-
Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet
Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin ...
-
Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, pesë të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në rrugën “Nënë Tereza” në ...
-
Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj, nëna raporton rastin në polici
Që nga data 23 shtator një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në r...
-
Sụlmoi policin që po i kontrollonte makinën, arrestohet një grua në Prishtinë
Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit të makinës e njëj...
-
Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasador...
-
Osmani pas takimit me Bidenin: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar sërish një fotografi ku shih...