Lajme

Zhgënjehet Çitaku: Sistemi ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, edhe Venezuela e Tajvani udhëtojnë pa viza

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 10 November 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave.

“Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave.  Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Ndryshe sipas raportimeve vendimi për vizat pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera