Rizvanolli kërkon zgjatjen e masave emergjente: Kemi ulje të konsumit të energjisë prej gjashtë përqind
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 08 November 2022
Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme po shqyrton vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.
Gjatë prezantimit të vendimit të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se këtë vit ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Ministrja Rizvanolli tha po ashtu se nëse vazhdon rënia e konsumit, kriza e energjisë do të tejkalohet më lehtë gjatë dimrit të ardhshëm.
Megjithatë, ajo tha se situata me energji do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike.
“Situata me furnizim me energjie elektrike do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike. Ne gjatë kësaj kohe kemi ndërmarr disa veprime e masa për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën energjetike më lehtë… Një lajm pozitiv, është që tanimë krahasuar me vitin e kaluar kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike mbi 6 për qind gjatë periudhës janar-shtator 2022, krahasuar me vitin paraprak që është një trend pozitiv, i cili nëse vazhdon do të na ndihmojë në kalimin më të lehtë të krizës energjetike gjatë këtij dimri ku do të kursejë xhepin e konsumatorit ashtu edhe buxhetin e shtetit. Gjithashtu për të na mundësuar që të jenë në fuqi vendimet që janë marrë në kuadër të masave emergjente, dhe për të mundësuar që të ndërmerren edhe masa të tjera në varësi të situatës në kohëzgjatje të duhur për t’iu përgjigjur situatës në muajt në vijim, ju lus që ta votoni vazhdimin e masave emergjente për furnim me energji për 30 ditë ”, theksoi ajo./kp/
Të tjera
-
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rr...
-
Bedri Hamza tregon pesë prioritetet e tij për ta bërë Kosovën ma të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Pamje të tërmetit të fuqishëm në Tibet, konfirmohen dhjetëra të vdẹkur
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajoni...
-
DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit
Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gje...
-
Demoluan disa vila dhe një shtëpi, arrestohen dy persona në Prizren
Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë demoluar disa vila dhe s...
-
Javët e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashington
Tri javë e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashingt...
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...