Lajme

Situata në veri, Maliqi: Ky është synimi i Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 05 November 2022

Politologu Agon Maliqi ka ripërsëritur qëndrimin e tij për synimet që presidenti serb Aleksander Vuçiq ka për procesin e dialogut me Kosovën.

Duke e ri-shpërndarë një status të tij në “Facebook”, të cilin e kishte shkruar muajin e kaluar, ai ka bërë me dije synimi i Serbisë është dështimi i planit franko-gjerman.

Sipas tij, Vuçiqi synon që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës.

-Advertisement-

“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera