Lajme

Hapen 50 vende të lira të punës, ministrja Haxhiu thotë se vlenë vetëm për gratë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 03 November 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar shpalljen e një konkursi të vendeve të lira të punës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e pesëdhjetë grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.

“Punësimi i grave është i rëndësishëm për shoqërinë dhe për institucionet. Institucionet e sigurisë nuk janë vende vetëm për burrat. Inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat posedojnë kriteret e kërkuara sipas konkursit që të aplikojnë nga data 28.11.2022 deri më 13.12.2022. Suksese dhe mbarësi të gjithave” shkruan Haxhiu në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera