Kurti kujton 33 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut: Rënia e tyre, ishte epilog i një vepre heroike
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 November 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 33 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi.
“Rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi. 33 vite më parë, më 2 nëntor 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë nga policë të regjimit okupator, pasi kishin luftuar mbi gjashtë orë, nga mesdita deri në ora 19:00. Ata ishin rrethuar nga policia në një banesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, blloku i tretë, hyrja e tretë, bazë ilegale e tyre. Po bëheshin gati për veprimet e radhës, pasi dy ditët e fundit të jetës, më 31 tetor dhe 1 nëntor, Afrimi dhe Fahriu bashkë me shokë të tjerë të ilegales, u kishin prirë demonstratave në Prishtinë. Idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje”, ka kujtuar Kurti.
Ndryshe ai ka shtuar se të dy bashkë kanë kontribuar deri në aktin e tyre të fundit kur ranë dëshmorë, ku i frumëzuan aktivisht shokër dhe pasuesit e tyre kur do ta shtronin rrugnë e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje.
“Të dy vinin nga trevat e Llapit: Fahriu kishte lindur në fshatin Llaushë më 1963, kurse Afrimi në fshatin Llugë më 1965. Në dramën e historisë hynë bashkë, gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe bashkë kontribuan në rolet e tyre si anëtarë organizatash ilegale, deri në aktin e fundit, kur ranë dëshmorë, duke u përjetësuar në historinë moderne të Kosovës. Por trashëgimia e idealeve që kishin ndjekur dhe e veprave që kishin kryer Afrimi dhe Fahriu, i frymëzoi aktivisht shokët dhe pasuesit e tyre edhe gjatë dekadës në vijim deri në çlirimin e Kosovës më 1999. Vëllai i Fahriut, Bahriu sikurse edhe shokët e tyre Fadil Vata, Hasan Ramadani dhe më pas Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe shumë të tjerë, do ta shtronin rrugën e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje. Lavdi veprës së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....