Nuk dalin shtesat për punonjësit publikë, nga Ministria e Financave japin sqarim
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 31 October 2022
Ministria e Financave të hënën ka ekzekutuar pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin për këtë kategori.
Nga dikasteri i udhëhequr prej ministrit Hekuran Murati treguan se ka pasur probleme teknike. Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Resul Makreshi, deklaroi se ka qenë në plan që në rrogat e muajit tetor të dalin edhe shtesat që ishin paraparë.
Megjithatë, ai në një bisedë telefonike me mediumin shpjegoi se sipas të gjitha gjasave ka pasur probleme teknike që nuk janë ekzekutuar ato.
“Më shumë gjasë ka qenë çështje teknike sepse kanë qenë në plan te ekzekutohen shtesat për muajin tetor për punonjësit e sektorit publik dhe të ndërmarrjeve publike”, ka thënë Makreshi për Paparacin.
Në anën tjetër, ai theksoi se brenda këtyre ditëve në vijim mund të procedohen shtesat, të cilat as në muajin shtator nuk ishin realizuar.
“Besoj që brenda ditësh do të ekzekutohen shtesat për këto kategori”, vijoi ai.
Prej ministrisë së Financave patën thënë se gjatë muajit tetor do të dalin nga 50 euro më shumë për punëtorët e sektorit publik dhe nga 100 sosh ndaj atyre të ndërmarrjeve publike.
Aktualisht, ende nuk është realizuar një gjë e tillë për të cilën ka premtuar Qeveria Kurti.
Të tjera
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...
-
“O hajdut”, Erion Veliaj del nga SPAK-u pas pesë orësh intervistim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokur...
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...