Ankohet Petkoviq: Vendimi i Kurtit për targat është i paligjshëm dhe i dhunshëm
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 31 October 2022
Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premten nga Qeveria e Kosovës.
Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ky vendim nuk është legjitim dhe se sipas tij nuk është në përputhje me marrëveshjet që janë bërë.
Ai thotë se duhet të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare, raporton Kosovo-Online.
“Kemi parë njoftime edhe nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, por duhet të shohim veprime konkrete”, thekson Petkoviq.
Tutje Petkoviq thotë se vendimi i Albin Kurtit për riregjistrim është i paligjshëm dhe i dhunshëm.
“Kjo nënkupton që serbët që kanë targa KM tani duhet të riregjistrojnë veturat e tyre me të ashtuquajturat targa RKS. Kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në vitin 2011 dhe 2016″, thotë Petkoviq.
Ai ka theksuar se serbët në Kosovë, në radhë të parë në veri, nuk duan targa të tjera.
“Këto janë targa të lëshuara nga Republika e Serbisë, ata nuk duan targa të tjera sepse Kurti, por edhe ata që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur duhet të kuptojnë se serbët në Kosovë ndjehen si qytetarë të Republikës së Serbisë dhe jo dikush ka të drejtë t’i anulojë targat tona serbe, sepse në fakt është qëllimi dhe plani i vërtetë i Albin Kurtit për ta shtyrë ekzistencën e shtetit të Serbisë jashtë territorit të Kosovës dhe qëllimi përfundimtar është dëbimi i popullit tonë”, ka theksuar Petkoviq.
Të tjera
-
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, n...
-
Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim B...
-
FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar...
-
Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Jemi të dekurajuar
Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për d...
-
Keqpërdorim i hapësirës publike, në mes të sheshit të Prishtinës bëhet propagandë fetare
Në sheshin e Prishtinës, një grup prej disa personave kanë dalë këtë të premt...
-
Qeveria liron nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ pë...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në lumin Drin
Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën t...
-
VV-ja e Kurtit me mbështetje për partitë e majta në Evropë: Ardhja në pushtet e së djathtës ekstreme, fatale për Evropën
Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që...
-
Aksident mes një kamioni e një veture në Isniq të Deçanit, lëndohen dy persona
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e ...
-
Haziri: Në Kosovë mendohet se kemi kushtëzuar Serbinë, por Kurti me politikat e tij kushtëzoi vendin
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se me kushtet që kryeministri Alb...
-
Nga 1 korriku subvencionohet polica kufitare për mërgatën
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku do të fillo...