Antidroga vë në pranga tre persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, pamje

Autori: Gazeta inFokus
09:59 | 30 October 2022
Hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, më datë 29.10.2022, rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrit të ndalojnë veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D.K.).
Pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.
Në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
“Në rrugën “Muharrem Fejza” në vendbanimin (shtëpinë) e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë falco.
Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.
Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj.
Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:
- (3693.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
- (105.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
- (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY
- (3) armë zjarri
- (2) karikatorë
- (54) fishekë
- (1993.10) euro
- (200) lek
- (30) franga
- (30) funta
- (1) dollar
- (3) telefona celular
- (1) veturë
- (6) peshore digjitale
- (3) mullinjë (grindera)”, njofton policia.
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...