Lajme

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 25 October 2022

Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë me propozimin e rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, raporton RTKlive.

Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera