PDK vazhdon zgjerimin në Gjermani – Lindita Haxhiu Zeqiri zgjedhet kryetare në Baden Wurttemberg
Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 23 October 2022
Në Baden Wurttemberg, në njësinë federale të Gjermanisë me më së shumti shqiptarë, është themeluar dega e Partisë Demokratike të Kosovës, ku është zgjedhur kryetare znj. Lindita Haxhiu Zeqiri.
“Në takimin e parë të Këshillit, të pranishëm ishin shumë bashkëluftarë, intelektualë, bashkëveprimtarë, afaristë nga të gjitha moshat e trevat e vendit.
Nga sot, Këshilli do të jetë i angazhuar në strukturimin e degës së PDK-së, në të gjitha qytetet e Baden Wurttembergut. Do të angazhohemi bashkarisht për ta thënë të vërtetën e munguar tek mërgata”, ka deklaruar z. Elmi Reçica, koordinator për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Në këtë tubim themelues të Këshillit për Organizimin e Mërgatës në Baden Wurttemberg, ishin të pranishëm Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku dhe anëtarë e simpatizant të PDK-së nga e gjithë Kosova. Tubimin e përshëndetën edhe kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ai në Bavari, Isak Neziri dhe në Francë, Sami Islami.
Deklarata e plotë e z. Reçica:
Lindita Haxhiu Zeqiri, kryetare e PDK-së në Baden Wurttemberg
Isha i nderuar që së bashku me anëtarin e Komisionit për Organizimin e Mërgatës në PDK, Mërgim Lushtakun, të marrim pjesë në themelimin e Këshillit për Organizimin e Degës së PDK-së, në Baden Wurttemberg të Gjermanisë. Këshillin do ta udhëheqë profesoresha dhe veprimtarja Lindita Haxhiu Zeqiri. Në takimin e parë të Këshillit, të pranishëm ishin shumë bashkëluftarë, intelektualë, bashkëveprimtarë, afaristë nga të gjitha moshat e trevat e vendit.
Nga sot, Këshilli do të jetë i angazhuar në strukturimin e degës së PDK-së, në të gjitha qytetet e Baden Wurttembergut. Do të angazhohemi bashkarisht për ta thënë të vërtetën e munguar tek mërgata. Të vërtetën se vetëm kur ka qeverisur PDK-ja, vendi ynë ka pasur zhvillim dhe investime në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe mirëqenien e qytetarëve me rritje pagash.
Sot, po ndodhë e kundërta si pasojë e një keqqeverisje me të cilën vendi dhe shtetasit e tij kanë telashe me mbijetesën karshi inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, e mos të flasim për ngecjet dhe ndaljet e investimeve kapitale. Ngecje ka edhe në zhvillimin e diplomacisë politike, ekonomike e kulturore, ku roli i mërgimtarëve duhet të jetë i veçantë. Mërgimtarët duhet ta dinë të vërtetën se Institucionet e Kosovës nuk janë duke e bërë të domosdoshmen për të mbrojtur ata të cilët vendit i sollën Lirinë, Pavarësinë dhe Perspektivën.
Brezi i ri në mërgatë duhet ta dijë të vërtetën për të veçantën e krijimit të Shtetit të Kosovës. Duhet të jenë të informuar me komunikimin direkt për proceset politike të cilat e presin vendin, pasi prindtë e tyre janë hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Tubimin themelues të Këshillit për Organizimin e Mërgatës në Baden Wurttemberg e përshëndetën edhe kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ai në Bavari, Isak Neziri dhe në Francë, Sami Islami.
Të tjera
-
Haradinaj: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një “tubim madhështor” në...
-
Osmani: Mbi 17 mijë njësi banimi do të faturohen aq sa kanë shpenzuar për ngrohje
Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur ...
-
Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë p...
-
Britania e Madhe, vendi më i palumtur për fëmijët
Mbretëria e Bashkuar renditet më e ulëta për mirëqenien e fëmijëve në Evropë....
-
Sekuestrohen 66 kg drogë në Mal të Zi, dy persona po e transportonin në këmbë
66 kilogramë drogë të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e fshatit Suko...
-
Kuvendi Komunal në Prishtinë fton mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të hë...
-
Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në av...
-
Hamit Krasniqi i zhdukur që nga 17 shtatori, kërkohet ndihma e qytetarëve
Qytetari Hamit Krasniqi, banor i fshatit Llabjan të Gjilanit, është zhdukur q...
-
Java e ardhshme me mot të vranët
avën që po vjen, në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por dielli nuk do të mun...
-
Në Shqipëri vitin e kaluar u nxorën gati 900 mijë tonë naftë
Në vitin 2023 në Shqipëri u nxor një sasi goxha e madhe e naftës. Sipas të...
-
Alban Hyseni akuzohet për punësime të paligjshme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ngritur shqetësime në lidhje...
-
Selmanaj kritikon Sveçlën: ‘Hajnat dhe hajnia’ gjithmonë fshihen prapa temave nacionaliste
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brend...