Lajme

Konjufca i kërkon Maltës mbështetje për vizat

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 23 October 2022

Kryetari i Kuvendit  të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Presidentin së Maltës, George Vella.

Në takim, përveç çështjeve tjera, u bisedua për raportet dypalëshe dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë.

“Malta, tha Kryetari Konjufca, është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi përherë mirënjohës për njohjen, por edhe për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Malta mbështetje për liberalizimin e vizave.

“Duke kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Kryetari Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera