Konjufca: Kuvendi i Kosovës model i mirë i pjesëmarrjes së grave
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 22 October 2022
Kryetari i Kuvedit, Glauk Konjufca, mori pjesë në Forumin Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili filloi sot punimet në Prishtinë me moton “Ndërtimi i aleancave për Paqe të Qëndrueshme” dhe nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Së bashku me deputetë nga rajoni dhe vende të Bashkimit Evropian, Konjufca foli lidhur me rolin e parlamenteve në përshpejtimin dhe avancimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria.
Duke potencuar rëndësinë që pjesëmarrja e grave luan në zhvillimin e demokracisë parlamentare, kryetari Konjufca theksoi se krahasuar me vitet e kaluara, Kuvendi i Kosovës sot prezenton një model të mirë të pjesëmarrjes së grave, por që është akoma larg nga ç’duhet të jetë.
Referuar pjesëmarrjes së grave në nivele lokale, Konjufca tha se për dallim prej nivelit nacional, ku shumica e grave deputete kanë fituar mandatin pa kuotë, në nivel lokal ekziston një diskrepancë e madhe mes përfaqësimit të grave dhe burrave.
“Kuota gjinore, e cila në fillet e para të aplikimit nuk u vlerësua si mekanizëm që do t’i ndihmonte demokracisë, doli të jetë indikatori kyç që duke siguruar ulëse në parlament të shërbejë si stimulues për vazhdim të pjesëmarrjes së grave në politikë”, theksoi Konjufca.
Kryetari Konjufca e konsideroi po ashtu imediate nevojën e ndryshimit të të menduarit dhe qasjes ndaj grave.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...