Ky është “drafti gjerman” për statutin e Asociacionit (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 20 October 2022
Gazeta “Nacionale” thotë se ka arritur të sigurojë një draft të përpiluar nga ekspertë gjermanë, të lidhur me Qeverinë Federale të Gjermanisë, për Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në tekstin e mëposhtëm keni përmbajtjen e plotë të këtij Draft-Statuti që detajon Elementet Kyçe të Parimeve të Përgjithshme të vitit 2015.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka qenë kryetemë e dhjetë viteve të fundit në Kosovë. Natyra e tij (me kompetenca ekzekutive/pa kompetenca ekzekutive) ka qenë subjekt shqyrtimi nga shumë komentatorë politikë vendorë e ndërkombëtarë, e më e rëndësishmja edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Për vite me radhë, e më me intensitet në vitin e fundit, Kosovës i është kërkuar që të hartojë një status për Asociacionin bazuar në Parimet e Përgjithshme. Asnjë kryeministër tjetër i Kosovës përveç ish kryeministrit Isa Mustafa nuk e kishte ndërmarrë një hap të tillë.
Pra, deri tash kishim Elementet Kyçe të Parimeve të Përgjithshme por jo edhe Draft-Statut.
Statuti i draftuar nga ekspertët gjermanë e të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale – dhe i cili nuk është i vetmi që po qarkullon – ka adresuar në mënyrë më të zgjeruar e detajuar Parimet e Përgjithshme të marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për Asociacionin por pa lëvizur prej tyre.
Aty tregohet në mënyrë të detajuar se si do të ushtrohet pushteti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe deri ku shkon.
Gjykata Kushtetuese kishte gjetur të meta në secilin prej kapitujve të marrëveshjes së 2015-s. Siç interpretonte Balkans Policy Research Group, Gjykatësit nuk kishin vënë në pah gjuhë specifike që shkelte kushtetutën, “por se kishte dispozita në kapituj të ndryshëm “që nuk janë në përputhshmëri të plotë me standardet kushtetuese””.
Vendi ynë nuk ka respektuar këtë marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtare, duke u thirrur pikërisht në vendimin e dhjetorit 2015 të nxjerrë nga Kushtetuesja. Por, Serbia ka kërkuar respektim të plotë të Parimeve të Përgjithshme. Draft-Statuti i ekspertëve gjermanë për Asociacionin duket se ka provuar të adresojë të dyja këto kërkesa.
Përkufizimi
Edhe në këtë Draft-Statut me autorë gjermanë nuk ka kapërcim të termit “entitet legal/ligjor” që kishte qenë problematik për Kushtetuesen.
Ky entitet legal/ligjor mund të interpretohet se i njeh subjektivitetin juridik Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që mund të jetë potencialisht problematik për rendin tonë kushtetues.
Asociacioni definohet si vijon në Nenin 1, Pikën 1, të Draft-Statutit:
“Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është si një entitet legal i themeluar në vijë me Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”
Ky entitet legal/ligjor nuk regjistrohet në asnjë entitet tjetër, gjë që mund të interpretohet se po ashtu i njeh subjektivitetin juridik Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kësisoji, Draft-Statuti në mënyrë indirekte potencialisht merr karakter kushtetues.
Ushtrimi i mbikëqyrjes/vështrimit së plotë
Ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e vitit 2015, Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe kërkohet të ushtrojë mbikëqyrje të plotë mbi zhvillimin ekonomik lokal, arsim, kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor, përkujdesje sociale, dhe në planifikimin urban e rural.
Pikërisht togfjalëshi “ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë” (exercise full overview) ishte konsideruar problematik nëse do të përkthehej “ushtrimi i vështrimit të plotë”. Në marrëveshjen e nënshkruar më 2015 kishte qenë veçanërisht problematik për Gjykatën Kushtetuese.
Në dokumentin e siguruar nga Nacionale jepen shpjegime për secilën prej fushave në të cilat Asociacioni/Bashkësia do të ketë një objektiv të tillë.
Se statuti i ekspertëve gjermanë ka pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, mësojmë edhe nga një prej pikave në të cilat shprehin nënkuptueshëm qëndrim kundërshtues. Flitet për transferet financiare nga autoritetet qendrore te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe:
“Transferet nga autoritetet qendrore; (SHËNIM: Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese këtë pikë, por Asociacioni ekzistues i Komunave të Kosovës përmban në statutin e saj provizionin në vijim: 6.1. Pronat e asociacionit dhe fonde të tjera që përbëhen nga 6.1.3 të ardhurat nga niveli qendror, niveli lokal, dhe nga jashtë).”
Njësi autonome?
Struktura organizative po ashtu nuk ka ndonjë ndryshim nga Parimet e Përgjithshme të vitit 2015. Asociacioni do të ketë trupat si vijon: “Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë; Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë; Zëvendës-Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë; Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë; Bordi i Asociacionit/Bashkësisë; Zyra e Ankesave e Asociacionit/Bashkësisë.
Asociacioni do të ketë edhe simbolet e tij zyrtare, përfshirë stemën dhe flamurin. Përsëri u jepet mundësia katër komunave veriore me shumicë serbe që të zgjedhin komandantin rajonal të Policisë duke i dhënë efektivisht karakterin e rajonit dhe potencialisht karakterin e njësisë autonome veriut të vendit.
Ndërkohë, parashihet që shuarja e këtij entiteti legal të bëhet vetëm përmes Kuvendit të saj me 2/3-at e delegatëve pjesëmarrës gjë që mund të jetë problematike dhe që po ashtu nënkuptueshëm përforcon idenë e njësisë autonome.
Financimi i Asociacionit bëhet nga shërbimet që ofron Asociacioni, kompanitë e saj ose tërheqja nga asetet e lëvizshme apo palëvizshme. Por, parashihen edhe kontribute financiare, “përfshirë edhe nga Republika e Serbisë”.
Sidoqoftë, të gjitha financimet thuhet s do të kryhen nën dispozitat ligjore të Kosovës.
Në Draft-Statut është paraparë edhe mundësia e kontesteve mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit në të ardhmen. Në pikën 1 të Nenit 17 shkruhet se në rast të mosmarrëveshjes mes Qeverisë dhe Asociacionit që rezulton nga shqyrtimi i adoptimi i këtij statuti, Qeveria do të çojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese.
Për më tepër, Qeverisë i lejohet që të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për çdo aspekt të punës dhe funksioneve të Asociacionit. Në anën tjetër, aktgjykimet e Kushtetueses kërkohet të jenë obligative për Asociacionin.
Teksti vijues do të jetë mbi elementet problematike dhe joproblematike të Draft-Statutit.
Draft-Statuti në Gjuhën Angleze:
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...