Përplasje në Kuvend, Berisha kërkon të flasë për vdekjen e 32-vjeçarit por nuk i jepet fjala
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 20 October 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me drejtuesen e seancës së Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj të enjten.
Berisha kërkoi të merrte fjalën në kuvend, teksa komentoi vdekjen e 32-vjeçarit pas shoqërimit nga policia.
Ai kërkoi të mbahet një minutë heshtje, por Felaj i refuzoi fjalën nga foltorja.
Më herët, Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha shkruante se 32-vjeçari Laer Kurti u torturua shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat.
Policia e Tiranës lajmëroi se një person i shoqëruar të mërkurën ka ndërruar jetë në spital pasi është ndjerë keq në ambientet e komisariatit.
Ngjarja nisi rreth orës 23:07 gjatë kontrollit të territorit, kur policët e komisariatit 3 i kanë bërë thirrje për të ndaluar 32-vjeçarit Laer Kurti i cili iku me vrap.
Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews Albania/
Të tjera
-
Tri javë e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashington: Mirënjohës për bashkëpunimin
Tri javë e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashingt...
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...