Haradinaj për videon e VV-së: Janë këta që kanë penguar çdo investim në energji
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 18 October 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka publikuar pak momente më parë në lidhje me sektorin e energjisë, duke kritikuar qeverisjet e mëparshme.
Haradinaj, e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr.
“Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai vlerëson se Qeveria e Kosovës po i vjedh qytetarëve paratë e buxhetit.
“Vërtet këta e kanë vetëm një shpresë sot, paren që ua kanë vjedh qytetarëve, pra paren e buxhetit që ka qenë e paraparë të shkojë te qytetarët, qoftë përmes investimeve kapitale, qoftë përmes rrugëve tjera, që buxheti që i dedikohet qytetarëve. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”.
“Ajo pare nëse flasim për Ligjin e Pagave, që ish dashur të rritej para një viti e gjysmë, aty do të ishin edhe 150 milionë që do të kishin shkuar te qytetarët, te pensionistët, tek të gjitha kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik”.
“Ligji i pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Kurti dhe qeveria Kurti, iu ka vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro, iu kanë vjedhë edhe pensionistët. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...