Ekonomi

Gërxhaliu: Po ta hiqte apo pezullonte qeveria akcizën e naftës, çmimi i saj do të pësonte rënie

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 18 October 2022

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka reaguar për çmimin e lartë të naftës në Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është koha për reflektim konkret dhe të mos shndërrohet Kosova në shtet social.

“Çmimi i lart i naftës në Kosovë! Sikur sot Qeveria e Kosovës të largoj apo të pezullojë përkohësisht akcizën e  naftës, çmimi do të ishte 1,26 Euro për litër! Sikur sot të ngrihet TVSH-ja 18% në importin e naftës e të mbetet akciza prej 0.36 Euro për litër atëherë çmimi në shitje sot do të ishte 1.49 Euro për litër! Është koha për reflektim konkret e të mos  shndërrohet Kosova në shtet social!”, ka shkruar Gërxhaliu.

-Advertisement-

Ndryshe ai shtoi se zgjidhja ekziston por duhet guxim politik për veprim.

“Çmimi sot në Porto Romano është 1235 Euro për tonë. Transporti , çmimi deri në kufi për doganim,  akciza, TVSh-ja dhe kostoja operative në Shqipëri po e bëjnë çmimin e naftës në Kosovë ndër më të lartin në rajon! Zgjidhja ekziston por duhet guxim politik për veprim!”, ka shkruar tutje Gërxhaliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera