Scholz vendos t’i lërë në punë centralet bërthamorë
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 18 October 2022
Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që centralet bërthamorë të qëndrojnë në punë gjatë dimrit.
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në Gjermani, edhe sepse ka mungesë të energjisë. Gjermania zgjati jetëgjatësinë e 3 centraleve bërthamore. Kancelari Olaf Scholz e mori vendimin të hënën që tre termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë të qëndrojnë në funksion deri në prill, për të shmangur një krizë të mundshme të energjisë.
Në koalicionin tripartiak të qendrës së majtë ka pasur mosmarrëveshje për jetëgjatësinë e centraleve bërthamore. Por Zëvendës-kancelari dhe Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i Partisë Të Gjelbërit, tha të hënën se ai pranoi faktin që Scholz kishte vendosur pa marrë pëlqimin e të tjerëve në kabinet.
“Ligj ambicioz”
Kancelari i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë, Mjedisit dhe Financave që të krijojnë bazën e duhur ligjore që fabrikat të mbeten të hapura. “Do të krijohet baza ligjore për të lejuar funksionimin e termocentraleve bërthamore Isar 2, Neckarwestheim 2 dhe Emsland përtej 31 dhjetorit 2022, deri më 15 prill 2023”, tha Scholz në një deklaratë.
Scholz gjithashtu kërkoi që ministritë të paraqesin një ligj “ambicioz” për të rritur efikasitetin e energjisë, si dhe një marrëveshje detyruese për të hequr gradualisht qymyrin deri në vitin 2030. Gjermania planifikoi të përfundojë një ndërprerje të energjisë bërthamore deri në fund të vitit 2022, por kriza e furnizimit me energji pas ndërprerjeve të gazit rus shkaktoi një debat të gjatë mbi mbajtjen gati të termocentraleve bërthamore.
Mosmarrëveshje politike për energjinë bërthamore
Të premten, të Gjelbrit kishin rënë dakord të mbanin rezervë deri në prill dy termocentrale bërthamore në Gjermaninë jugore, por donin të mbyllnin një termocentral të tretë në rrethin veriperëndimor Emsland deri në fund të vitit. Demokratët e Lirë (FDP) donin ta zgjasnin deri në fund të vitit 2024 mbajtjen hapur të tre fabrikave. “Është në interesin jetik të vendit tonë dhe ekonomisë së tij që ne të ruajmë të gjitha kapacitetet tona të prodhimit të energjisë këtë dimër. Kancelari tani ka krijuar qartësi,” shkroi të hënën në Twitter Ministri i Financave Christian Lindner i FDP.
Kompania më e madhe gjermane e energjisë, RWE, tha pas njoftimit të Scholz se do të fillojë menjëherë përgatitjet për të zgjatur deri në prill 2022 operacionet e centralit të saj në Emsland. Megjithatë, Ricarda Lang, bashkë-drejtuese e të Gjelbërve, kritikoi vendimin e Scholz, duke thënë se termocentrali bërthamor Emsland “nuk nevojitet për stabilitetin e rrjetit”.
Operatori i uzinës Neckarwestheim 2 në Baden-Wurttemberg, EnBW, paralajmëroi se qeveria gjermane duhet të sigurojë sa më shpejt një kuadër ligjor për zgjatjen e operacioneve të centralit bërthamor, përndryshe centrali do të mbyllet sipas planit, në fund të dhjetorit. E.ON, operatori i Isar 2 në shtetin jugperëndimor të Bavarisë, kishte thënë në shtator se do të ishte gati ta vazhdonte operimin pas një riparimi të valvulave të presionit.
Ministrja gjermane e mjedisit Steffi Lemke premtoi pas njoftimit të Scholz-it se Gjermania do t’i përmbahet largimit të saj bërthamor deri në fund të prillit 2023. “Nuk do të ketë zgjatje dhe shufra të reja”, tha politikanja e Të Gjelbërve në Twitter.
Ndalimi i prodhimit të energjisë bërthamore në Gjermani filloi në vitin 2000 nën qeverinë e koalicionit SPD-Të Gjelbrit, asokohe nën drejtimin e kancelarit Schroeder. Qeveria atëherë mbylli një numër të centraleve. Vite më vonë, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës. nën ish-kancelaren Angela Merkel të CDU-së konservatore, Gjermania vendosi të mbyllë centralet e saj bërthamore të mbetur. Por lufta ruse në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të mbajë në punë centralet e mbetura që ende funksionojnë, përtej fundvitit 2022, afati i caktuar për mbylljen përfundimtare të tyre. Gjermanisë iu desh të ristrukturonte përzierjen e saj të energjisë për shkak të ndërprerjeve të furnizimeve me energji nga Rusia.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...