Asnjë fjalë nga MPJD-ja dhe as nga deputetët e Vetëvendosjes për emërimet, shkarkimet dhe protestat e zyrtarëve
Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 15 October 2022
Që nga fuzionimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë shfaqur një serë pakënaqësish nga zyrtarët e kësaj Ministrie. Emërimet, shkarkimet, transferet dhe hapja e konkurseve të kundërligjshme, kanë krijuar probleme serioze në funksionimin e duhur të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këto probleme së fundi punonjësit e kësaj ministrie edhe kanë protestuar.
Për gjithë këto probleme, emisioni “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar vazhdimisht përgjigje nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe MPJD, por asnjëherë nuk janë përgjigjur.
As deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pasur gatishmëri të flasin për këto probleme të MPJD-së.
Ndërkaq, në maj 2021, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, ministrja Gërvalla, kishte deklaruar se MPJD i ka dhënë synim vetes që ta aprovojnë sa më parë ligjin dhe rregulloren e punës, por përkundër ambicieve të mëdha, ajo ka thënë se nuk e përjashton mundësinë të mos kenë sukses deri në datat e parapara.
Ndër të tjera, ministrja Gërvalla ka folur edhe për siç ka thënë ajo kthimin e ligjshmërisë në këtë ministri. Sipas saj, në këtë ministri ka pasur gradime të parregullta dhe shkelje të kritereve ligjore. Sa i përket gradimit të zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, Gërvalla kishte deklaruar se gradimi do të ishte i jashtëligjshëm, sepse për këtë, sipas saj, nevojitet ligji i ri, i cili krijon mundësinë e fuzionimit funksional të dy ministrive.
Kjo nuk ka ndodhur pasi sistemimi brenda ministrisë ishte bërë me rregullore, madje sipas zyrtarëve të MPJ-së, sistemimi kishte filluar edhe para miratimit të kësaj rregullore.
Në një komunikim elektronik të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Komisioni për Punë të Jashtme, iu është drejtuar Ministrisë së duan të zhvillojnë vizita pune për t’i takuar zyrtarët përgjegjës për zbatimin e ligjit për Shërbimin e Jashtëm, ku përmes këtij emali kërkojnë të takojnë: Drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve politike, Sekretarin dhe drejtorët administrativë si dhe kabinetin e Ministres. Ky takim nuk është realizuar, duke thënë se Sekretari i Përgjithshëm nuk është i lirë, ndërsa kanë njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme nuk ekziston më.
“Gjithashtu për njoftimin tuaj, drejtoria përgjithshme më nuk ekziston si pozitë në baze të Rregullores (ZKM) Nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në MPJD”, thuhej në këtë komunikim zyrtar.
Përveç kësaj, në ministri ka pasur shkarkim të diplomatëve, të cilat shkarkime po konsiderohen arbitrare, ka pasur ndërrim të pozitave të cilat po konsiderohen emërime politike, transferime nga ministria në ministri tjera si dhe hapje të konkurseve po u bërë sistemimi i zyrtarëve brenda ministrisë.
Ndonëse për emisionin “Betimi për Drejtësi”, nuk janë shprehur të gatshëm të flasin. Haki Abazi, Deputeti që drejton komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme, në një debat televiziv, ka thënë se më shpesh mund ta shohin gazetarët ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se sa ai.
Për mos pjesëmarrjen e ministres në komision dhe Kuvend për të diskutuar për këtë teme ka edhe kritika të ashpra edhe nga Opozita, ku sipas tyre nuk po mundën t’i adresojnë këto probleme./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...