Austin: SHBA e përkushtuar të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/uuuuu-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 13 October 2022
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Këto deklarata ai i bëri para nisjes së takimit të 30 ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Në takimin e 13 tetorit, ministrat pritet të mbajnë diskutime të mbyllura lidhur me planin bërthamor të aleancës.
Po ashtu, deklaratat e Austinit vijnë pas kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, pasi ushtria e tij po pëson humbje në fushëbetejë në Ukrainë.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, nëse vjen puna deri aty”, tha sekretari Austin.
Në Bruksel, anëtarët e NATO-s të enjten mbajnë takimin e Grupit të Planifikimit Bërthamor, që është një trup i lartë i aleancës për çështjet bërthamore, por edhe që merret me politikat e lidhura me forcat bërthamore.
Ndërkaq, në margjinat e takimit në Bruksel, një grup prej 13 anëtarësh të NATO-s dhe Finlanda – që është në proces të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarake – nënshkruan një marrëveshje për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sikurse Arrow 3 dhe Patriot.
Grupi që ka nënshkruar këtë marrëveshje përfshin Gjermaninë, Britaninë, Sllovakinë, Norvegjinë, Letoninë, Hungarinë, Bullgarinë, Belgjikën, Çekinë, Finlandë, Lituaninë, Holandën, Rumaninë dhe Slloveninë.
Disa prej shteteve anëtare të NATO-s po kërkojnë që të forcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, në dritë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Disa shtete të tjera po zëvendësojnë apo përditësojnë sistemet aktuale, teksa po vazhdojnë të armatosin Ukrainën./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/viber_image_2024-04-17_11-26-46-720.jpg)
Të tjera
-
Bërnabiqi u thotë serbëve se Kurti nuk do dialog
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se kryeministri i...
-
Kurti viziton familjet e prekura nga vërshimet në Dragash
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek d...
-
Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Be...
-
Tahir i PDK-së thotë se qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po m...
-
Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës
Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Span...
-
Arrijnë në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i katërt i haxhilerëve nga Mi...
-
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë – Serbi, një mundësi e humbur
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha se moszbatimi i marrëv...
-
Kërkohet paraburgim për serbin e arrestuar për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimi...
-
Kupchan: Kurti duhet të bisedojë, nuk ka zgjidhje me ultimatume
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Ko...
-
Asnjë flamur i Kosovës – Zyret e Vetëvendosjes në Prishtinë “mbulohen” me flamuj të Shqipërisë
Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në qendër të Prishtinës, janë mbuluar me flamuj...
-
Tahiri: Kurti s’paska guxu me ia kërku Vuçiq’it njohjen de jure
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryemin...
-
LDK thërret konferencë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Konfere...