Gërvalla në intervistë për mediumin austriak, i jep këshilla BE-së si të sillen me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 12 October 2022
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për agjencinë e lajmeve austriake “APA”, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, kur kjo e fundit po “flirton” me Rusinë.
Në leximin e saj, kryediplomatja kosovare mendon se BE-ja duhet të ketë një qëndrim shumë më të vendosur ndaj Serbisë për shkak të afërsisë së saj me Rusinë si dhe për faktin që Beogradi po tregon se nuk ka interes për anëtarësim në Union.
“Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në BE, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrihej statusi i kandidatit dhe bashkë me të edhe fondet që shkojnë me statusin kandidat”.
Gërvalla, mes tjerash, ka akuzuar BE-në për zbutje të qëndrimit në raport me Serbinë.
“Unë mendoj se Bashkimi Evropian po bën shumë pak. Edhe në vitet 1990, BE-ja u përpoq që konfliktin në Ballkan ta shohë gjithmonë nga njëra anë”, ka thënë Gërvalla.
Prandaj sipas saj gjithë në këtë mes nevojitet një strategji shumë e qartë se si mund të përfundojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mjafton më të thuash: fëmijë, uluni dhe mos u grindni, vërtet duhet të vini në tryezë me një mesazh të qartë dhe nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër nga ky dialog përveç njohjes reciproke”, ka shtuar ajo.
Kryediplomataja më tej ka shprehur skepticizmin e saj në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas saj Kosova po shkon në Bruksel për të arritur rezultate, por në anën tjetër Serbia “po mbledh rrush të thatë dhe nuk bënë asgjë tjetër”.
Sa i përket Komunitetit Politik Evropian (EPG), i cili u themelua rishtazi, sipas Gërvallës, Kosova ende nuk ka informacione të mjaftueshme se si duhet të duket dhe për këtë arsye nuk ka një qëndrim të qartë.
“Nëse kjo synohet si një anë ose një pararojë për të mbajtur distancën ndërmjet Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë të anëtarësohen, atëherë kjo do të ishte qasja e gabuar”.
Të tjera
-
Guvernatori i BQK-së thotë se sistemi financiar është stabil
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se sistemi ...
-
SBASHK-u kërkon mbështetjen e AAK-së dhe PDK-së për skemat pensionale
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës njofton se me qëllim që ...
-
Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrelli e Lajçaku s’i bien bilbilit kur ka shkelje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është...
-
Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës ...
-
Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të IML’së, vlera rreth 815 mijë euro
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot kontratën për reno...
-
Bielamowicz: Gjatë fjalimi në OKB, Vuçiq tregoi se është antiperëndimor – Fajësoi Perëndimi që i hapi rrugë pavarësisë së Kosovës
Analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në X thotë se presidenti serb ...
-
Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit t...
-
Plani i fitores së Ukrainës, Zelensky “me sytë” nga Biden: Presim më shumë mbështetje!
Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t`i paraqesë kreut të...
-
Murati prezanton listën e masave lehtësuese: Kosova s’kishte si t’i ikte rritjes së kostos së jetesës
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka postuar disa ...
-
Hoti: Shqetësuese mesazhet e aleatëve, Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA, mund t’i shtohen sanksionet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se secili qytetar apo përfaq...
-
Papa Françesku i quan sulmet ajrore në Liban ‘të papranueshme’
Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një “përshkallëzim të tmerr...
-
Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët”
Për shkak se i akuzuari Shukri Buja ka munguar për arsye shëndetësore, është ...