Pesë francezë të arrestuar në Iran
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 October 2022
Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, tha se pesë shtetas francezë janë arrestuar në Iran, në protestat që po mbahen në këtë shtet.
Javën e kaluar, Franca u bëri thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Irani, duke thënë se ata mund t’i ekspozohen rrezikut të ndalimeve arbitrare.
Muajin e kaluar, në Iran shpërthyen protestat pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare. Mahsa Amini vdiq gjatë kohës sa ishte në mbajtje nga policia e moralit të Iranit, pasi ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Irani vazhdimisht ka akuzuar forcat e jashtme për nxitjen e protestave, por nuk ka dhënë asnjë dëshmi për këto pretendime.
Më 6 tetor, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA publikoi një video ku u shfaqën dy shtetas francezë Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët “pranonin” se ishin spiunë dhe kishin shkuar në Iran për të nxitur protestat. Franca tha se kjo video ishte “e turpshme”.
Kohler dhe Paris u arrestuan në fillim të majit në Teheran teksa ishin duke vizituar Republikën Islamike. Zyrtarët iranianë nuk kanë ofruar ndonjë dëshmi që mbështet akuzat për spiunim ndaj këtyre dy shtetasve francezë.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se sot moti do të jetë me diell...
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...
-
Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë
‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë n...
-
NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve A...
-
Aderim i ri në NISMA, Limaj thërret konferencë për media
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nesër do të mbajë konferencë për media. P...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës “’Ukë Bytyçi’’ në Suharekë, Kurti: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë d...
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...