Mashtrimi i mundshëm me çmimin e pajisjeve efiçiente, Ministria del me vendim
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 08 October 2022
Pas vendimit për subvencionim të pajisjeve efiçiente të energjisë, Ministria e Ekonomisë ka ndërmarë edhe një veprim për parandalimin e mashtrimit të mundshëm me çmime për këto pajisje.
Institucionet relevante për monitorim të tregut, përfshirë këtu Inspektoratin e Tregut, janë duke monitoruar në terren keqpërdorimet potenciale të çmimeve të pajisjeve efiçiente të energjisë, të cilat janë duke u subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë.
“Që në hartim të masave të Subvencionimit të pajisjeve efiçiente, Ministria e Ekonomisë është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka në mbikëqyrje Inspektoratin e Tregut”, njofton Ministria.
ME ka kërkuar gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës, që ka kompetencë për të hetuar dhe për të parandaluar kartelet dhe keqpërdorimin e pozitës dominuese.
Ministria thotë se kjo ka për qëllim sigurimin e zbatimit të efektshëm të masave të subvencionimit, duke parandaluar ngritjen e çmimeve të pajisjeve, për të mbrojtur qytetarët si përfitues të subvencionit si dhe buxhetin e shtetit.
Po ashtu, Ministria e Ekonomisë fton qytetarët që në rastet kur vërejnë manipulime me çmimet, ose parregullsi të tjera, që të raportojnë rastet te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, përmes faqes https://konsumatori.rks-gov.net ose numrit të telefonit pa pagesë: 0800 11 000.
Të tjera
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...
-
Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm t...