Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një luftë bërthamore
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 06 October 2022
Rusia tha se është “e përkushtuar plotësisht” për të shmangur një konflikt bërthamor. Kjo deklaratë vjen teksa shqetësimet në botë u rritën pas disa deklaratave të bëra së fundmi nga Kremlini, që linin të kuptohej se armët bërthamore ishin opsion nëse lufta në Ukrainë do të përshkallëzohej.
“Federata Ruse plotësisht i përmbahet parimit që të mos lejojë që një luftë bërthamore të nisë… Ne kemi thënë dhe e konfirmojmë këtë çdoherë. Nuk do të kishte fitues në një luftë të tillë dhe një gjë e tillë kurrë nuk duhet të ndodhë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 6 tetor.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë në ditët e fundit se ata nuk po bëjnë “blof” me deklaratat e tyre se Moska “ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet ushtarake për të mbrojtur territorin e saj” përfshirë “edhe rajonet që janë bashkuar së fundmi”.
Shumë në Perëndim i kanë kuptuar këto deklarata se Rusia nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.
Sipas doktrinës së ushtrisë ruse, shteti ka të drejtë të përdorë armë bërthamore në rast se ka rrezik për ekzistencën e shtetit.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe muajin e fundit ka shpallur një mobilizim të “pjesshëm ushtarak”, pas humbjeve të pësuara nga forcat e Kievit./REL
Të tjera
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...