Arsimit jo e administratës po, Qeveria: Parimi pagë për punë do të respektohet
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 06 October 2022
Mësimdhënësve nuk iu ka dalë paga e muajit shtator për shkak të grevës pesëjavore në arsim.
Mirëpo, paga kanë marrë të gjithë punëtorët e administratave komunale ani se edhe ata ishin pjesë e grevës në sektorin publik.
Por, pse është bërë një diferencim i tillë?
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se për dallim nga punëtorët e arsimit për ata të administratës nuk ka pasur informacione të plota se kush ka grevuar e kush jo.
Ai thotë se parimi pagë për punë do të respektohet dhe kjo do të trajtohet nga auditori.
“Për dallim nga punëtorët e arsimit, për punëtorët në administratës publike ne nuk kemi pasur informata të plota se kush ka grevuar dhe jo, meqë greva aty nuk ka qenë homogjene. Megjithatë, kjo çështje do të trajtohet nga auditori. Parimi pagë për punë do të respektohet”, tha Kryeziu për Klankosova.tv.
Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka shkaktuar shumë reagime nga SBAShK-u, shoqëria civile e opozita, e madje kanë reaguar edhe disa deputetë nga pozita.
Sot për këtë çështje ka folur edhe Këshilli i Prindërve të cilët kanë thënë se pa u paguar mësimdhënësit nuk ka kuptim kalendari i ri shkollor, e aq më pak kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës.
Ministri i Financave Hekuran Murati, duke u thirrur në Ligjin për Grevat, vazhdon të insistojë se kush punon edhe duhet të paguhet.
“Çka do që thotë ligji dhe ligji thotë se kush punon duhet të paguhet dhe patjetër që duhet ta respektojmë këtë obligim ligjor”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...