Lajme

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, reagon ministrja Nagavci

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 October 2022

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit duke thënë se komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak se komunat e kanë për obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, e të cilës sipas saj një gjë të tillë nuk e kanë bërë.

Ndryshe ajo ka konfirmuar se mësimdhënësit që grevuan nuk do të paguhen duke thënë se Kompensim vetëm për punën e bërë.

-Advertisement-

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar Nagavci.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka shtuar se ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, janë nxënësit, fëmijët tanë.

“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim. Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer.  Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka shkruar tutje Nagavci në postim.

Po ashtu ajo ka thënë se ligji duhet të respektohet në tërësi, ku sipas saj kanë premtuat dhe do të i mbajnë premtimet e tyre, duke paralajmëruar sot do të publikojnë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit.

“Dhjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta. Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi. Sot  publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka përfunduar Nagavci./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera