Lajme

“Shumë shkurt ka me qenë”, Vlora Çitaku i kërkon përballje Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 04 October 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku e ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar atij që të flasin për “rezultatet” e qeverisë së tij.

Sipas saj, një debat i tillë megjithatë do të rezultonte me një bisedë të shkurtër.

Kështu u shpreh ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA në Facebook.

-Advertisement-

“A flasim pak për “rezultatet” e qeverisë tuaj Kryeministër? Shumë bisedë e shkurtër ka me qenë”, shkroi ajo.

Nga PDK kanë reaguar dje ndaj videos së publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kritikuar opozitën, duke thënë se është duke u rigrupuar dhe se lufta e saj ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera