Fakulteti i Bujqësisë pezullon ligjëratat, shkak tensioni i lartë i rrymës
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 03 October 2022
Objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë ende nuk është i gatshëm për funksionim edhe pse ndërtimi i tij është kryer me 2016.
Pengesa kryesore po del të jetë afërsia që objekti në fjalë ka me përçuesin e fundit të shtyllës elektrike.
Sipas standardeve ndërkombëtare, është kusht që distanca më e afërt me përçuesit e shtyllës së tensionit të lartë të jetë 7 metra.
Kurse, largësia mes këtij fakulteti dhe përçuesit të shtyllës së tensionit nuk është me shume se 5 metra.
Kjo ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësire edhe këtë vit.
Për këtë arsye, ata bashkë me ligjëruesit, të hënën organizuan edhe një protestë ku njoftuan se do ta pezullojnë edhe nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT-it.
Si pasoje e hapësirës së vogël dhe rinovimit që është duke u bërë në objektin e vjetër të këtij fakulteti, tash e një kohë studentët e Bujqësisë dhe Veterinarisë po mbajnë ligjerata në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë.
Sipas kryetares së Këshillit të Studentëve, Blenda Fazliu, kjo po ju shkakton shumë telashe.
Pezullimin e procesit mësimor e po e mbështesin edhe stafi akademik.
Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë ka edhe një kërkesë për KOSTT-in.
Për këtë kërkesë, televizioni iu është drejtuar edhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, mirëpo të njëjtit gjatë së hënës nuk kanë kthyer përgjigje.
Të tjera
-
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve serbë – me pasoja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës
jë raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ...
-
Ky është pronari i shtëpisë ku u gjet arm*atimi sot në veri
Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës. B...
-
Gjenden ar*më në veri, policia me konferencë të jashtëzakonshme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka gjetur dhe konfiskuar armë në ve...
-
Kuçi reagon pas padisë që ia bëri Konjufca, e quan “ekspert për shpifje e manipulim”
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngritur padi për shpifje ndaj anëtares së ...
-
Vetaksident në autostradën Lipjan – Prishtinë, lëndohet një person
Një vetaksident ka ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë, ku një person k...
-
Osmani, në mesin e liderëve botërorë, diskuton për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së...
-
Çfarë moti do të mbajë për Kurban Bajram?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti në dy ditët e...
-
Policia me aksion në veri, policia jep detajet
Policia e Kosovës ka gjetur disa armë në veri të vendit. Këtë e ka kon...
-
Qeveria e Kosovës është duke shkelur të drejtat e pensionistëve për pension të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridik...
-
Glauk Konjufca padit Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje, i kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Pr...
-
Maqedonci dhuron gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut
Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonc...
-
IKD: Qeveria e Kosovës po shkel të drejtat e pensionistëve, kemi depozituar mbi 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridik...