Lajme

Çfarë kishte thënë Flocken për ekzekutimin e pagave, a ishte ajo pro qeverisë?

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 03 October 2022

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Ndërkaq, në anën tjetër nga SBAShK-u thanë se presin që pagat të dalin sot gjatë ditës.

E ditë më parë drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, e cila u takua me kryetarin e SBAShK-ut dhe kryeministrin Kurti, në një intervistë për Klankosova.tv, kishte thënë se paga e mësuesve do të duhej të vazhdohej edhe gjatë grevës.

“Në shumë vende kjo është e rregulluar ose në rregulloren e pagës së mësuesit ose në atë të grevës, e kuptoj që në Kosovë paga e mësuesit duhet të vazhdohet edhe gjatë grevës është një e drejtë, qeveria duhet ta ndjekë legjislacionin në fuqi, natyrisht”, ka thënë Flocken.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera