Lajme

Vjosa Osmani publikon fotografi të vajzave të saj pas nisjes së mësimit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 03 October 2022

Pas më shumë se një muaj grevë, sot në Kosovë ka nisur mësimi dhe nxënësit i janë kthyer bankave shkollore me vendim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për të ndërprerë grevën.

Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi të dy vajzave të saj binjake të cilat sot e filluan mësimin duke shkruar “Sot në shkollë 🏫 💕”, sipër fotografisë.

Osmani pati edhe një takim me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn në fillim të grevës mirëpo takim nga i cili nuk erdhi ndonjë vendim pozitiv sa i përket grevës e cila vazhdoi edhe disa javë të tjera.

-Advertisement-


Ndërsa sot edhe pse mësimi ka filluar sërish pati ndezje të situatës nga një deklaratë e deputetes të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila e cila tha se pagat e shtatorit nuk do të ekzekutohen për grevistët.

Zyrtare: Pushteti nuk do të procedojë pagat për grevistët

Ndërsa në një deklaratë për Gazetën Infokus, Jasharaj iu kundërpërgjigj deputetes Kusari – Lila duke thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri me 5 shtator atëherë gjendja në arsim do të rëndohet edhe më shumë./Gazeta Infokus/

Vjen reagimi i parë nga Rrahman Jasharaj pasi Kusari – Lila tha se nuk do të procedohen pagat e shtatorit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera