Abazoviq: Gjukanoviq duhet të japë mandatin për përbërjen e qeverisë së re
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/Dritan-Abazoviq-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 03 October 2022
Nëse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re, tha kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq.
Në një intervistë për TV Prva, Abazoviq ka vlerësuar se është logjike që iniciativa për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të mos ketë marrë mbështetje.
“Kjo e mërzit atë (Gjukanoviq). Ai nuk i udhëheq proceset në Mal të Zi dhe kjo është mirë. Kemi pasur 41 vota sa i përket ribalancimit dhe kështu në njëfarë mënyre kemi përbërë shumicën”, ka thënë Abazoviq.
Ai ka thënë se kanë ende një qëndrim aktiv për propozimin e mandatit të ri për përbërjen e qeverisë së 44-të.
“Nëse Gjukanoviq dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të japë një mandat. Ai zgjodhi të dytën nga dy opsionet – të propozojë një përfaqësues ose një reduktim. Meqenëse kjo nuk funksionoi, ai mbeti me një zgjidhje. Kërkimi për shpërndarjen e Parlamentit është një aktivitet antikushtetues”, vlerëson Abazoviq.
Ai tha se Gjukanoviq do ta kishte shpërbërë Kuvendin shumë kohë më parë, po të mundej.
“Ne duhet ta delegjitimojmë pozitën e tij, nëse ai me këmbëngulje refuzon të japë një mandat sepse po na çon në një vakum ligjor”, tha Abazoviq.
Ai bëri apel që të zgjidhen katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të zhbllokuar këtë proces.
Siç tha ai, Gjukanoviq do të jetë president i vendit edhe për gjashtë muaj, ndërsa përbërja aktuale e Kuvendit ka edhe dy vjet.
Sipas Abazoviqit, Gjukanoviq nuk mund ta delegjitimojë parlamentin nga ai pozicion.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai përpiqet. Përderisa jemi 41 veta, situata është mirë. Përderisa të kemi Qeveri, qoftë edhe në mandatin teknik. Gjukanoviq është në ofensivë dhe për këtë arsye retorika. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen së shpejti”, tha Abazoviq.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-05-115735.png)
Të tjera
-
Gërvalla: Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, e ka takuar në Strasbu...
-
Rutte zgjidhet si Sekretar i ardhshëm i NATO-s
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, është zgjedhur si Sekretar i ardhshëm i ...
-
Mitrovicë e Veriut: Gruaja raporton se dikush ia vodhi varësen e arit nga qafa
Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se një i dyshuar ia ka vjedhur n...
-
15 vjeçari e sulṃon motrën e tij, arrestohet nga policia
Një 15 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Hajvali nën dyshimin ...
-
Gjenden mjete të dyshimta shpëṛthyese në Podujevë, ndërhyjnë KFOR-i e FSK-ja
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e disa mjeteve të dyshuara shpërthy...
-
Zhduket një djalë në Gjakovë
Një nënë nga Gjakova ka njoftuar se djali i saj është zhdukur, shkruan Gazeta...
-
“Je shumë e vogël me u marrë me mu”, drejtori i QKMF-së në Obiliq kểrcểnon e ofendon gazetaren, nuk lejon të xhirohet objekti i mykur
Qytetarët e Obiliqit iu drejtuan redaksisë së Gazetës Infokus pasi në Qendrën...
-
Kurtin e uron Brestin për rizgjedhje si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Alain Brestin për rizgjedhjen ...
-
Ligjit që nuk u miratua kurrë në Kosovë iu kushton pacientëve mijëra euro
Qytetarëve të Kosovës u duhet të shpenzojnë qindra, mijëra e ndonjëherë edhe ...
-
Osmani uron Bersetin në detyrën e re: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm...
-
Moti i keq godet Italinë/ Përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati, një i vdekur
Moti i keq ka prekur Italinë, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjev...
-
Ambasadori Bajrami i reagon Stanos: Kosova e informoi BE-në disa herë për sulmin në Banjskë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar zëdhënësit të Ba...