Opozita për numrin e lartë të zyrtarëve me UD: Nuk po arrijnë t’i zgjedhin njerëzit e vet
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 01 October 2022
Arsyeja pse ka kaq numër të lartë të pozitave me ushtrues detyre, sipas opozitarëve qëndron në atë se pushteti nuk po arrin t’i zgjedhë ende njerëzit e vet.
Mergim Lushtaku, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se po shihet qartë tendenca e partisë në pushtet për të sjellë njerëzit e vet.
“Ne me ligj e kemi të qartë qe vetëm 60 ditë lejohet me qenë zëvendësues, i mjafton menaxhmentit edhe Politikës që të ketë një procedurë ligjore për rekrutim, po shihet qartë që me siguri këta nuk i kanë njerëzit adekuat që i plotësojnë kriteret e tyre dhe t’i emërojnë dhe të kemi pastaj emërime politike”, u shpreh ai.
Lushtaku shtoi, se Qeveria Kurti haptazi po bënë largime, linçime të njerëzve dhe sipas tij kjo po dëmton administratën.
“Po shihet qartë që nuk ka rezultat tjetër, pasi largimi, zëvendësimi, denigrimi, linçimi i qeverise Kurti është ndonjëherë haptazi. Besoj që në këtë aspekt është problemi kryesor, ata nuk i kanë njerëzit që i plotësojnë kriteret për ti nxënë këto vende kyçe dhe ata po mundohen t’ia zgjasin mandatin atyre zëvendësueseve deri sa t’i plotësojnë ato kritere dhe kjo si pasoj e sjelle administratën në një performance të keqe që ndikon drejtpërdrejtë tek qytetaret dhe bizneset sepse janë pozita kyçe për pas një përformance dhe një shërbim më të mirë tek qytetarët”, ka thënë Lushtaku.
Se mund të ketë një prapavijë politike me gjithë këto pozita të larta drejtuese, e thotë edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, duke aluduar në dështim të qëllimshëm të proceseve.
“Po tani në qofte se dëshmohen proceset ku personat meritor edhe në komisione e edhe përmes komisioneve të tyre, do të thotë ka pasur raste ju e dini p.sh procesin e dështimit të zgjedhjes së organit shqyrtues të prokurimit, ku një komision i caktuar nga ana e qeverisë e ka bo përzgjedhjen e kandidatëve dhe kur kanë ardhur ata kandidatë është dështuar procesi, pra kur kanë ardhur tek pika finale e zgjedhjes së tyre. Tani e vetmja mund të jetë kjo arsyeja”, u shpreh ajo duke theksuar se shqetësuese është edhe numri shumë i vogël i aplikantëve në pozita të larta, duke thënë se gjithmonë ka pasur më shumë interesim.
“Unë konsideroj që mund të ketë një prapavijë është keq menaxhim i proceseve të tilla por kjo i kushton institucioneve dhe i kushton qytetareve sepse ata i paguajnë dhe përballen me konsekuencat e mosekzekutimit të politikave dhe projekteve të ndryshme që mund t’i kenë këto institucione”, ka thënë tutje Bajrami.
Se mund të ketë tendenca për të vendosur njerëzit e vetë në këto pozita ka thënë edhe Drejtoresha Ekzekutive nga Lëvizja, Mexhide Demolli- Nimani.
“Tendenca e secilës qeveri me të marr pushtetin ka qenë që në pozitat kyçe të kenë njerëzit e vet, nuk ka pas ndonjë dallim në të kaluarën e fatkeqësisht nuk po shihet që do bëj diferencën as kjo qeveri e tanishme, do të thotë në të njëjtin avaz po shkon sikurse qeveritë e kaluara, që personat e tyre, personat qoftë edhe militantët ti quaj ashtu apo anëtarësinë e tyre ti vendosin në pozita të larta drejtuese”, është shprehur ajo./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...