Lajme

Merr flakë hoteli në Divjakë, vdes pronari

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 29 September 2022

Pronari i një hoteli në Divjakë ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi. Policia raporton se viktima është Ll.M 60-vjeç. Ai është gjetur i vdekur rreth orës 10:30 në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Njoftimi:Divjakë- Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

-Advertisement-

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ABCNews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera