Lajme

Familja e raportoi të zhdukur, vajza që doli nga shtëpia bashkëjetonte me një person

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 29 September 2022

Policia e Kosovës ka gjetur sot vajzën e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga policia kanë bërë të ditur se vajza ka deklaruar se është larguar me vet dëshira nga shtëpia e saj për të bashkëjetuar me një person tjetër.

‘’Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale. Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetë dëshire, për të bashkëjetuar me një person’’, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndryshe, kanë bërë të ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e Shtetit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera