Ushtria gjermane përgatitet për mbrojtjen e atdheut
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 September 2022
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë se ka ardhur “momenti i kthesës” dhe është duke forcuar mbrojtjen e vendit. Luftë e Ftohtë me karakteristika të reja.
“Ne duhet të jemi të gatshëm që të mbrojmë vlerat tona, lirinë, sigurinë, demokracinë edhe me mjete ushtarake.” Kjo fjali është dëgjuar të thuhet shpesh kështu ose formuluar ngjashëm, që kur ka ndodhur sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022. Është dëgjuar të thuhet edhe nga goja e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur foli më 26 shtator me ushtaret dhe ushtarët gjermanë në kazermën Julius Leber në Berlin.
Fjalimi i saj bëhet me rastin e një ceremonie ushtarake organizuar për krjimin e komandës drejtuese territoriale: një lloj parakalimi. Kjo njësi e re do të fillojë zyrtarisht punën më 1 tetor duke bërë bashkë në kryeqytetin gjerman forcat deri tani të organizuara në mënyrë të decentralizuar. Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e atdheut.
Çfarë kihet parasysh me “moment kthese “?
“Në këtë mënyrë ne përmirësojmë mbrojtjen e vendit dhe të aleatëve,” thotë ministrja e Mbrojtjes në mungesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilin e ka zënë Corona. Për të folur për ndryshimin e paradigmave në politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, kryeministri gjerman ka zgjedhur fjalën “moment kthese.”Këtë fjalor Christine Lambrecht e përdor herë pas here. Shokun e partisë, Olaf Scholzin, ajo e quan “Spiritus Rector i momentit të kthesës”, pra nismëtar të vlerësimeve të reja për ushtrinë gjermane, Bundeswehr. Financiarisht ndryshimi i kursit ushtarak kërkon 100 miliardë euro më shumë. Në këtë mënyrë ushtria duhet të pajiset më mirë në të gjitha nivelet, sidomos me armë moderne, të cilat janë edhe të gatshme për t‘u përdorur. Në këtë pikë ka ngecur puna prej shumë vitesh.
Deutschland Berlin | Aufstellungsappell für das Territoriale Führungskommando der Bundeswehr
Ministrja gjermane premton “drejtim nga një dorë”
Krah pajisjeve teknike, ndryshimet në organizim duhet të rrisin fuqinë goditëse. Por: “ndryshimet duhet të mbërrijnë edhe tek strukturat e ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht. “Drejtim nga një dorë e vetme”, thotë maksima. “Me rrugë të shkurtër drejt qeverisë federale”, thekson komandantja e shtabit të ushtrisë gjermane në kohë paqeje. Në rast lufte komanda i kalon kancelarit federal. Kështu thuhet në Kushtetutën gjermane.
Komanda e drejtimit territorial për brenda vendit, me qendër në Berlin është në varësi të komandës drejtuese të misioneve në Pocdam, e cila që nga viti 2001 ka kompetencat e misioneve të Bundeswehrit jashtë vendit. Njësia e sapokrijuar do të bëjë në të ardhmen koordinimin nga një pikë e vetme, të gjithë atyre detyrave që deri tani kanë qenë të shpërndara në gjithë Gjermaninë: mbrojtjen e atdheut, ndihmat në raste katastrofash gjatë përmbytjeve ose djegies së pyjeve, transportin e trupave dhe armëve për stërvitjet ushtarake me partnerët brenda Bashkimit Europpian (BE) ose me partnerët e Aleancës Veriatlantike (NATO).
Misione të ushtrisë brenda vendit për përmbytjet, refugjatët, Coronën
Christine Lambrecht vlerëson lart ndihmën e dhënë nga ushtria brenda vendit për çështje që lidhen me organizime të tjera. Ajo kujton misionin e ushtrisë gjatë përmbytjeve të Elbës në vitin 2013, ndihmën e dhënë për refugjatët që erdhën në Gjermani nga 2015 deri 2018, ose ndihmën për katastrofën e përmbytjes në zonën e Ahrtalit më 2021. “Më mbresëlënëse ka qenë sigurisht misioni i ushtrisë i nisur më 2020 dhe deri tani më i gjati, gjatë pandemisë së Coronës”, thekson ministrja e Mbrojtjes.
25 mijë gra dhe burra ndihmuan të pengonin përhapjen e virusit të rrezikshëm. “Ata bënë vaksina, ndoqën rrjedhën e kontakteve, morën prova për të kontrolluar infektimet.” Vetëm gjatë këtij misioni janë bërë 11 mijë kërkesa për të marrë ndihmë nga ushtria, thotë Christine Lambrecht. “Një ndihmë e madhe për të cilën ushtria mund të jetë krenare dhe për të cilën njerëzit në vendin tonë janë mirënjohës.”
Deutschland Berlin | Aufstellungsappell für das Territoriale Führungskommando der Bundeswehr | Christine Lambrecht, Verteidigungsministerin
Komanda e njeh mirë kryeministrinë
Komandanti i parë i komandës territoriale të sapokrijuar është Carsten Breuer. Deri në maj të 2022 ai drejtonte shtabin e Coronës në kryeministri, shtab që është shpërbërë ndërkohë. Në funksionin e ri, 57 vjeçari Breuer, do të forcojë aftësinë rezistuese të Gjermanisë për të gjitha rastet e përfytyrueshme të krizave. Këtu futet edhe mbrojtja klasike e vendit.
“Pavarësisht nga planet që ka një kundërshtar potencial që ndodhet në territorin gjerman, ne duhet të jemi në gjendje të konfrontohemi me të,” tha Carsten Breuer që në korrik të 2022 për revistën “Der Spiegel”. Gjatë Luftës së Ftohtë kanë ekzistuar strukturat për këtë dhe bëhej edhe trajnimi. Pastaj, erdhi ribashkimi i Gjermanisë dhe njeriu kujtoi se ishte i rrethuar vetëm nga miq.
Aneksimi i Krimesë ndryshoi situatën
Të paktën që nga aneksimi i Krimesë ukrainase nga Rusia më 2014, “ne e dimë se ishte hap i gabuar”, kujton gjatë intervistës gjeneral lejtnanti për gabimet me pasoja të rënda të bëra në politikë. Sepse momenti i kthesës ushtarake, për të cilin flet Olaf Scholz, u shpall në Gjermani tetë vjetë më vonë, pas sulmit rus kundër të gjithë Ukrainës.
Sipas pikëpamjeve të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, komanda territoriale e drejtimit luan një rol të rëndësishëm për këtë: “Ne forcojmë gatishmërinë për ndërhyrje të ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht, duke përmbledhur me një fjali detyrat e njësisë së re. /DW
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...