Shakira rrezikon burgun, akuzohet për mashtrim me taksat në vlerën 14.5 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 28 September 2022
Këngëtarja kolumbiane, Shakira rrezikon deri në 8 vite burg dhe një gjobë të majme pasi akuzohet për mashtrim me taksat. 45-vjeçarja, e cila është shprehur se po kalon momentet më të vështira të jetës, për shkak të divocit, pritet të përballet me akuzat në një gjykatë në Barcelonë.
Shakira rrezikon burgun, akuzohet për mashtrim me taksat në
Shakira është duke përjetuar momentet më të vështira në jetën e saj. Pas divorcit, këngëtarja pritet të përballet sërish me akuzën për mashtrim me taksat në Spanjë.
Çështja ndaj saj do të shyrtohet në një gjykatë në Barcelonë, ku 45-vjeçarja akuzohet për gjashtë krime të dyshuara tatimore, për një mashtrim që arrin në vlerën e 14.5 milionë eurove.
Prokurorët spanjollë kanë kërkuar tete vite burg dhe një gjobë me vlerë 23.8 milionë euro nëse shpallet fajtore. Këngëtarja ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje.
“Kam prova të mjaftueshme për të mbështetur pafajësinë time dhe besoj se drejtësia do të jetë në favorin tim”, tha ajo së fundmi në një intervistë për revistën “Elle”, ku për herë të parë pas divorcit u shpreh se po kalon “momentet më të vështira dhe më të errëta të jetës”.
Mësohet se më herët, ajo ka refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur përballjen në gjyq. Ekipi ligjor po përgatit mbrojtjen, por ende nuk ka një datë për gjyqin.
Në qendër të këtyre akzuave është statusi i rezidencës së Shakira-s midis vitit 2012 dhe 2014, kur prokurorët pretenduan se ajo jetonte në Spanjë, por e listonte vendbanimin e saj zyrtar diku tjetër.
Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që kalojnë më shumë se gjashtë muaj në vend konsiderohen rezidentë për qëllime tatimore. Por Shakira thotë se Spanja nuk ishte vendi ku ajo jetonte kryesisht në atë kohë.
Në vitin 2019, edhe futbollisti Pique u gjobit me 2.1 milionë euro nga gjykata kombëtare spanjolle për shmangie të tatimit midis 2008 dhe 2010.
Çifti njoftoi në fillim të qershorit se ishin ndarë pas 11 vitesh. Ata kanë dy djem së bashku, shtatë dhe nëntë vjeç.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...