Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, stuhia niset drejt Floridës
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 28 September 2022
Kuba ka mbetur krejtësisht pa energji elektrike pasi Uragani Ian goditi pjesën perëndimore të ishullit, njoftoi Qeveria kubaneze.
Sistemi elektrik kolapsoi tërësisht, thanë zyrtarët, pasi një prej termocentraleve kryesore nuk mund të kthehej në funksion.
Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe në mbarë vendin janë shkatërruar ndërtesa.
Uragani Ian është i kategorisë së tretë, me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 195 kilometrash në orë. Tani Ian është nisur drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara.
Kreu i autoritetit për energji elektrike në Kubë tha për televizionin shtetëror se 11 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike pasi i tërë sistemi elektrik ka dalë jashtë funksionit.
Pronari i kompanisë së njohur të cigareve Finca Robaina, postoi fotografi në rrjetet sociale të shkatërrimit të shkaktuar nga uragani.
“Është apokaliptike, një katastrofë e vërtetë”, tha Hirochi Robaina.
Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian.
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, ka vizituar provincat e prekura dhe është zotuar se shteti do të ndihmojë qytetarët.
Uragani ka fituar forcë në Gjirin e Meksikës, pasi është larguar nga Kuba, tha Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.
Të martën mbrëma, stuhia kaloi përmes ishujve në jug të Floridës, teksa pritet që uragani të arrijë në bregun perëndimor të Floridës më vonë gjatë të mërkurës.
Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së tha se Uragani Ian mund të bëhet stuhi e kategorisë së katërt kur të godasë Floridën, me erëra të fuqishme. Rreth 2.5 milionë banorë në Floridë janë urdhëruar që të evakuohen.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, paralajmëroi se Uragani Ian do të jetë një stuhi e madhe, teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet gjatë fundjavës. Po ashtu, ai urdhëroi aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.
Zona e Tampas do të mund të përballet me goditjen e parë direkte nga një uragan që nga viti 1921, thanë zyrtarët, dhe valët e detit mund të arrijnë deri në tri metra lartësi.
Edhe shteti i Gjorgjias ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare.
Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që do të ndihmojë shtetet dhe zyrtarët federalë të koordinohen për përpjekjet gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, por do të ndihmojë edhe me dërgimin e ndihmave.
Teksa SHBA-ja po përgatitet për Uraganin Ian, Karaibet po përballen me efektet shkatërruese të Uraganit Fiona, që goditi këtë rajon javën e kaluar./REL
Të tjera
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...